PS: Berisha po pushton institucionet, të përgjigjet për Ylli Zylën
Tiranë- Një ditë pas emërimit të ish- kreut të SHIU- t, Ylli Zyla, në krye të Policisë Ushtarake, ka reaguar Partia Socialiste duke lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Berisha.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh se kryeministri po kërkon të mbajë nën kotroll të gjitha institucionet, duke ju referuar edhe shkakrimit të kreut të SHISH- it nga presidenti Nishani.
Çdo ditë e shumë shqiptarët po shohin sesi Berisha po vendos në komandën e tij institucione të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës. Me emërimet e fundit Nishani po tregon se nuk mund të jetë tjetër veçse një kukull nën komandën e Berishës- tha Balla.
Më tej ai ka kërkuar që kryeministri Berisha të mbajë përgjegjësi për përfshirjen e Ylli Zylës dhe bashkëshortes së tij në trafikun e armëve.
Ylli Zyla, edhe pse i akuzuar për trafik armësh, u emërua në një post të rëndësishëm. Berisha duhet të përgjigjet për lidhjet e Ylli Zylës me trafikun e armëve, ka nënvizuar Balla.
Një ditë më parë ministri i Brendshëm, Arben Imami, ka emëruar në krye të Policisë Ushtarake Ylli Zylën, i cili ishte kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak. Ai dha dorëheqjen nga ky post pas akuzave se bashkëshortja e tij ishte e përfshirë në trafiqe armësh, kjo pasi ajo është ishte bashkëaksionere në në dy kompani të liçensuara në Ministrinë e Mbrojtjes për të eksportuar armatime
Partia Socialiste ka kërkuar që të ushtrojë kontrolle në Ministrinë e Mbrotjes, por deri tani sipas saj ekspertët nuk janë lejuar ta realizojnë misionin e tyre. Gjithashtu socialistët dyshojnë se kjo Ministri ka kryer një sërë përgjimesh, dhe për realizimin e tyre janë shpenzuar dhjetra milionë euro për blerjen e aparaturave.
/IDEA/