E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat pranga 54 vjecarit per zjarrvenie

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi një ditë më parë, në fshatin Malinat, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje prej 85 rrënjësh qershi, 700 metër katror vresht me hardhi si dhe një sipërfaqeje prej 2 ha pyll pronë private. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Malinat të Beratit, ku sipas të dhënave zyrtare të policisë mësohet se në pranga është vënë Xhezmi Aliu banues në fshatin Malinat. Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë për arsye se gjatë ditës së hënë, rreth orës 14.00, konkretisht në vendin e quajtur “Kosovë” në fshatin Malinat Berat, ka djegur qëllimisht sipërfaqe të tëra me vreshta pronë private e shtetasit me iniciale I. A, i 36 vjeç, banues në fshatin Malinat, si dhe një sipërfaqe prej 2 ha pyll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›