Aleanca Demokratike e Cekës mbetet mes Metës dhe Berishës
Partia Aleanca Demokratike zyrtarisht do të zgjedhë mes polit të tretë dhe aleancës me Partinë Demokratike. Neritan Ceka deklaroi dje, gjatë Asamblesë Parlamentare të kësaj partie, se "bllokimi i reformës zgjedhore na ka penguar që të paraqesim sot një projektvendim final, që do të shënonte edhe fillimin e punës konkrete për fushatën elektorale". Sipas tij, Asambleja Kombëtare e PAD-së u mblodh sot, me qëllim analizimin e gjendjes politike në prag të fillimit të vitit zgjedhor 2008-2009, si dhe përcaktimin e strategjisë e taktikave elektorale. Ky qëndrim vjen pak kohë pasi Ceka u zgjodh në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Qëndrimi
Duke komentuar çështjen e reformës në sistemin e drejtësisë, Ceka deklaroi se drejtësia i ka të gjitha mundësitë që të reformojë vetveten. Aleanca Demokratike e konsideron periudhën që po kalojmë si nga më të rëndësishmet për kombin shqiptar. "Pavarësia e Kosovës, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe veçanërisht hapja e procedurës për pranimin në NATO, janë një pranim i faktit që Shqipëria ka bërë hapa të ndjeshëm në përparim të demokracisë, së ekonomisë së tregut dhe stabilitetit në vend dhe në rajon", nënvizoi Ceka. Teksa insistoi për nevojën e një politike të re në marrëdhëniet midis partive politike dhe në raportet pozitë-opozitë. Në një prononcim për gazetën, Ceka tha se në total asambleja mori tri vendime të rëndësishme: i pari ka të bëjë me nisjen e fazës përgatitore brenda partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare; tek i dyti synohet që të ndërmerret një aksion i madh, i cili të ketë për objekt hapjen ndaj elektoratit pa dallime; çështja e tretë është ajo e delegimit tek Kryesia e partisë i kompetencës për të ndërtuar aleancat e ardhshme, me qëllim pjesëmarrjen në koalicionin fitues të zgjedhjeve të vitit 2009. Ceka deklaroi se në këtë linjë mungon tërësisht komunikimi politik me drejtuesit e Partisë Socialiste. Sipas tij, e hapur mbetet mundësia për të mbështetur idenë e ndërtimit të polit të tretë dhe ajo e pjesëmarrjes në koalicionin e djathtë. "Ne kemi pasur komunikime të vazhdueshme me drejtuesit e LSI-së, me qëllim krijimin e polit të tretë, por ende nuk ka një vendim", tha Ceka. Sakaq, kreu aleancist thotë se nuk ka komunikim në detaje me Partinë Demokratike, por nuk e shikon të pamundur ndërtimin e një koalicioni të tillë.
Vendimi
Në fund të muajit shtator, deputetët e mazhorancës propozuan deputetin Neritan Ceka, si nënkryetar të Kuvendit. Vendimi për këtë propozim u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Vetë kreu i PAD-së, Ceka, bëri komentin e tij, duke u shprehur se e ka pranuar këtë post, por ka theksuar se kjo lëvizje nuk ka lidhje për bashkim me Partinë Demokratike. Qëndrimi i kreut aleancist nuk ishte i prerë, ai ka lënë të hapur mundësinë e bashkimit me PD-në, duke thënë se ky bashkëpunim mbetet për t‘u parë në ditët e ardhshme. Ceka zëvendësoi në postin e nënkryetarit të Kuvendit Fatos Bejën, i cili prej më se një muaji kishte kaluar në postin e ministrit të Arsimit.
Ftohja
Çarja e koalicionit të majtë
Neritan Ceka është kryetari i parë i një partie të koalicionit të majtë që iu afrua në qëndrime publike të djathtës. Që pas zgjedhjeve për pushtetin lokal më 18 shkurt, ai u deklarua me rezerva të mëdha për sa i takon aleancës së majtë. Sipas Cekës, formula e koalicionit nuk kishte funksionuar dhe se socialistët nuk kishin respektuar paktet e nënshkruara. Një sërë polemikash publike nuk munguan në këtë rast dhe ftohja mes Ramës e Cekës erdhi krejt natyrshëm. Teksa Ceka zbuste tonet ndaj qeverisjes së djathtë, nuk munguan ftesat publike për të nga funksionarët e lartë të Partisë Demokratike. Produkt i këtij afrimi ishte propozimi i tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit, ndonëse ai aktualisht është pjesë e grupit parlamentar "E majta për Integrim".