E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: 70 % e popullsisë na mbështeti, refuzoi pyetjet për fenë dhe etninë

Foto ilustruese

Qeveria Berisha harxhoi 14 milionë euro për censusin, një proces i dështuar dhe jashtë standardeve të BE-së. Kështu është shprehur sot sekretari i Aleancës Kuq e Zi, Myslym Pashaj, në një deklaratë për shtyp.

Sipas Pashajt, qeveria po i fsheh prej gjashtë muajsh të dhënat e procesit të dështuar të regjistrimit të popullsisë.

Qeveria shpenzoi 14 milionë euro për mashtrimin e qytetarëve. Berisha është i kapur nga haraçi grek. Kryeministri duhet të mos fshehë të dhënat e bojkotit popullor, pasi rezultati është vonuar 6 muaj . 70% e popullsisë refuzoi të përgjigjet për fenë dhe etninë.

70% e popullsisë iu bashkua Aleancës, duke parë që refuzoi të përgjigjet për fenë dhe etninë. Censusi ishte jashtë standardeve të BE-së, tha Pashaj. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›