E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Manipulimi i zgjedhjeve, burim i çdo krize. Shqiptarët, të vetmit që smbrojnë dot votën

Share

Gjatë një konference të mbajtur gjatë ditës së sotme me ekspertë të huaj dhe vendas, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi janë shprehur se shqiptarët janë i vetmi popull që nuk mbrojnë dot votën. Sipas Aleancës Kuq e Zi, manipulimi i zgjedhjeve është burimi i çdo krize që ka kaluar dhe po kalon populli shqiptar.

Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar dy forcat kryesore politike në vend se po mbajnë peng sistemin zgjedhor, ndërsa ka shtuar se në këto 21 vjet demokraci politika ka dështuar të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në tryezën e organizuar sot nga kjo lëvizje, AK-ja ka kërkuar ndryshimin e kodit dhe sistemit zgjedhor.

Gjithashtu AK-ja ka kërkuar që në kodin e ri të garantohet e drejta e votës së emigrantëve, si dhe të zhvillohet numërimi elektronik, por jo nga militantët. Besojmë teknologjinë, por jo militantët e PD-së dhe PS-së, shprehet AK-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›