E Diel, 1 Nëntor 2026

Inskenuan aksidentin për përfitime nga siguracioni, arrestohet polici

Durrës- Policia e Durrësit ka rrestuar 2 persona mes të cilëve edhe një inspektor policie pasi kanë inskenuar një aksident me qëllim përfitimin e lekëve nga siguracioni.

Mësohet se përfitimi nga sigurcioni kapte shifrën e 32 milionë lekëve dhe polici i arrestuar është Ahmet Daçi, i cili ishte dhe inspektor i Policisë Rrugore pasi ka falsifikuar dokumentet.

Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi Kreshnik Gjoka 30 vjeç, i cili ka qenë dhe përfituesi i siguracionit, por edhe mbi të rëndon akuza e falsifikimit të dokumentave.

Ndërsa mësohet se një tjetër person është shpallur në kërkim, por nuk bëhet i ditur indetitteti i tij.

Sipas policisë, shtetasi Kreshnik Gjoka ka deklaruar se ishte përplasur me një makinë me targa greke, por nga hetimet ka rezultuar se makina ishte në qarkullim në shtetin grek, dhe më pasa është zbuluar dhe mashtrimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›