Berisha: Vetëm 35 ditë për lejet e ndërtimit

Task-Forca për Reformën Rregullatore
Kreu i ekzekutivit mbledh Task-Forcen për Reformën Rregullatore, shkurtohen afatet.
Në Tiranë duheshin 399 ditë për të nxjerrë një leje
Qeveria pritet të ndërmarrë disa vendime për zvogëlimin e procedurave burokratike në dhënien e lejeve në disa sektorë kyç, për ti ardhur në ndihmë në këtë mënyrë biznesit vendës dhe atij të huaj. Kryeministri Sali Berisha mblodhi dje Task-Forcen për Reformën Rregullatore, me anë të së cilës qeveria synon përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe reduktimin e një sërë tarifash dhe shërbimesh. Pjesë e reformës do të jenë dhe lejet e ndërtimit, procedurat që në ditët e sotme zgjasin për vite me radhë. Pra, sipas ndryshimeve të reja që pritet të miratojë qeveria, lejet e ndërtimit do të jepen brenda 35 ditëve, nga 399 ditë që duhet të priste ndërtuesi. Problemet e evidentuara, ndër më seriozet kanë qenë të lidhura me lejet e ndërtimit, në të cilën Shqipëria qëndronte në krye të piramidës burokratike të botës, me një afat për marrjen e tyre prej 399 ditësh. Imagjinoni ju se çfarë mesazhi merrte një investitor kur lexonte se për të marrë një leje ndërtimi në Shqipëri duheshin 399 ditë. Këtu ishte fjala për Tiranën, sepse në Vlorë, Shkodër, merreshin me të njëjtin standard si në Paris e Londër, sipas BB-së, ndërsa në Tiranë, që ishte dhe qyteti më përfaqësues, ky afat ishte 399 ditë, ndërkohë që ka vende që e kanë 20-30 ditë, deklaroi Kryeministri. Shefi i qeverisë vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës, që sipas tij i dha përgjigjen e duhur problemit të lejeve të ndërtimit, duke ndihmuar biznesin e ndërtimit. Unë dua të përgëzoj Bashkinë e Tiranës, e cila u dha përgjigje 2 javë më parë çështjeve të lejeve të ndërtimit. Kjo është një çështje themelore në biznes, duke reduktuar afatin në 50 ditë, me zotimin që do ta zbresin në 40 ditë, pohoi Berisha.
Regjistrimi i pronës
Ndryshim të rëndësishëm pritet të ketë dhe në procedurat e regjistrimit të pronës pranë ZRPP-ve. Regjistrimi i një trualli apo një banese do të bëhet vetëm për 13 ditë nga 33 që ishte afati aktual. Ndërsa dokumentacioni, nga 6 vërtetime dhe shkesa, sipas ndryshimeve të reja, do të mjaftojnë vetëm tri të tilla.
Me vendimet që pritet të marrë, qeveria nuk do të reduktojë vetëm numrin e procedurave në sportelet e administratës së saj, por do të zvogëlojë edhe kohën kur administrata detyrohet ti japë zgjidhje kërkesave të biznesit. Gjithashtu pritet të ketë dhe një ulje të kostos së regjistrimit të një biznesi, tarifa e të cilit bëhet nga 112 lekë në 100 lekë, gjithashtu dhe procedurat reduktohen në dy.
Energjia
Kreu i qeverisë theksoi se reduktimi i procedurave burokratike do të inkurajojë biznesin vendës dhe të huaj, si dhe do ti krijojë lehtësi të mëdha. Ndër problemet e tjera madhore është procesi i mundimshëm për tu lidhur me energjinë elektrike, ku për këtë proces duheshin 145 ditë, plus me 520 për qind si çmim të të ardhurave për frymë. Gjithashtu, janë larg standardeve procedurat e tregtisë së jashtme, eksporteve. Pra, edhe atyre u krijohen mundime nga burokracia e kësaj administrate. Kërkohen dokumente, të cilat edhe mund të shmangen. Ju jeni dëshmitarë që në mbledhjen e kaluar ne u ndalëm dhe diskutuam së bashku për One Stop Shop për energjinë dhe nga 22 procedura burokratike, ne arritëm ti thjeshtojmë ato në 12, theksoi Kryeministri.
Ndryshimet në Reformën Rregullatore
Disa nga lehtësitë e tjera që i ofrohen së shpejti biznesit kanë të bëjnë me:. Numri i procedurave të regjistrimit të biznesit do të reduktohet nga 5 që janë sot, në vetëm 2 dhe kostoja e regjistrimit ulet në vetëm 100 lekë, nga rreth 112 lekë që ka qenë.
. Për sa u përket lejeve të ndërtimit, Tirana, e cila deri vjet klasifikohej në vendin e fundit në rajon dhe në botë, do të lehtësojë biznesin e ndërtimit duke reduktuar numrin e procedurave dhe kohën për të marrë një leje ndërtimi. Konkretisht numri i procedurave reduktohet nga 24, që janë sot, në 5 dhe kohëzgjatja për të marrë një leje ndërtimi do të ulet në mënyrë drastike nga plot 436 ditë që duhen sot, në 35 ditë. Kjo e bën të krahasueshme Tiranën me SHBA-të, ku duhen 40 ditë.
. Për regjistrimin e pronësisë, numri i procedurave përgjysmohet pra nga 6 që janë sot bëhen 3, ndërsa numri i ditëve të duhura për këtë proces reduktohet me 3 herë, pra nga 33 ditë që është sot, bëhet 13.
. Për furnizimin me energji numri i procedurave reduktohet në 4, nga 6 që është sot, numri i ditëve nga 177 që është sot, ulet në vetëm 45 ditë, ndërsa kostoja reduktohet afro 3 herë.
. Për pagesat e taksave do të ulet kontributi i punëdhënësit nëpërmjet heqjes së pagës së referencës; dhe thjeshtimit e shkurtimit të kohës, kostove dhe procedurave nëpërmjet veprimeve që do të kryhen online.
. Për tregtinë e jashtme, dokumentet për eksport do të reduktohen me më shumë se gjysma, nga 7 që janë sot, në vetëm 3 dokumente, ndërsa dokumentet për import reduktohen nga 8 që janë sot në 4. Koha e nevojshme për eksportim do reduktohet me 5 herë, nga 19 ditë që janë sot, në 4 ditë, ndërsa koha për import do të reduktohet me 6 herë, nga 18 ditë, në vetëm 3 ditë.
Investimet
Tri vitet e fundit, sipas kreut të qeverisë Sali Berisha, investimet e huaja direkte janë rritur në masën 316 % dhe kjo falë masave lehtësuese që ka ndërmarrë ekzekutivi. Kryeministri theksoi dje se vendi ynë është renditur në 10 vendet e para të botës për sa i përket regjistrimit të biznesit. Shqipëria ia doli të arrijë disa standarde që e rendisin atë në 10 vendet e para, për sa i përket regjistrimit të biznesit, ndërhyrjes së qeverisë në biznes. Shqipëria ndodhet në vende të lakmueshme në garantimin e investimeve, në harmonizimin e treguesit paga – produktivitet. Është fakt që 3 vitet e fundit investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur me 316 për qind. Fakt i pamohueshëm është se numri i bizneseve në tërësinë e tyre pothuajse është trefishuar. Por, përmirësimi i klimës së biznesit është dhe mbetet një objektiv ndër më madhorët dhe më të rëndësishmit për qeverinë, theksoi Berisha.
Halimi: Regjistrimi dixhital i tokës, brenda këtij viti
Ministri i Drejtësisë, Halimi
TIRANE Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, u shpreh dje se regjistrimi fillestar i tokës do të përfundojë brenda vitit dhe regjistrimi dixhital i tokës është prioritet themelor për vendin. Deklaratat e ministrit janë bërë gjatë zhvillimit të një takimi mes tij dhe drejtuesve të zyrave të pasurive të paluajtshme në rrethe. Ministri i Drejtësisë deklaroi në takim se regjistrimi dixhital i tokës është prioritet themelor për vendin. Ministri Halimi shprehu shqetësimin se ka pasur probleme me regjistrimin fillestar të tokës, por theksoi se regjistrimi fillestar do të përfundojë brenda vitit, njoftuan dje burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Po sipas burimeve, në takim ministri Halimi e ka konsideruar si prioritet absolut projektin e Bankës Botërore dhe projektin e OSBE-së për regjistrimin. U mësua se ministri Halimi ka kë
