E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi Peticioni yne ne cdo skaj te vendit

Aleanca Kuq e Zi vijon aksionin e saj për mbledhjen e firmave të qytetarëve për peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Përfaqësues të Aleancës shkuan në Skrapar, Gramsh dhe Librazhd ndërsa premtuan se do të vizitojnë cdo skaj të Shqipërisë.

"Shteti duhet të ketë më shumë respekt për veten. Duhet më shumë integritet. Do të jemi strehë për cdo shqiptar me dinjitet", thanë përfaqësuesit.

Ndërkohë pas dates 8 Maj, Aleanca Kuq e Zi do të ndërrmarrë një aksion kombëtar për të kundërshtuar jo vetëm regjistrimin e popullsisë në bazë të etnise dhe fesë, por edhe për të ndryshuar ligjin e gjendjes civile, pasi  sipas përfaqesuesve të Aleancës, i ka hapur shteg falsifikimit te kombesise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›