Filmimet e 21 janarit nga Kryeministria jane kopjuar dhe fshire

TIRAN- Kryeministria ka dorezuar serverin e kamerave te sigurise brenda saj ne Prokurorine e Tiranes tre muaj pas demonstrates se 21 janarit 2011. Pas dorezimit te ketij serveri konstatimi i pare eshte dramatik pamjet filmike te dates se 21 janarit ishin kopjuar dhe fshire nga serveri qendror. shte konstatuar se ne memorien e ketij serveri regjistrimi i dites se demonstrates eshte kopjuar i gjithi dhe nje dite me pas serveri eshte riformatuar.
Sipas pergjigjes se eksperteve qe tashme i eshte dorezuar prokurorise serveri qendror i kamerave te sigurise qe ndodhet ne ndertesen e kryeministrise ka kapacitetin e ruajtjes se pamjeve filmike vetem brenda 48 oreve me pas ata fshihen automatikisht. Sipas Prokurorise se Pergjithshme edhe pas dorezimit te serverit qe eshte bere me ndermjetesimin e prokurorit amerikan ne memorien e tij nuk jane gjetur pamje te 21 janarit por sistemi dikton qe pamjet e kesaj date jane kopjuar dhe me pas jane fshire.
Sipas burimeve zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme mesohet se ky server po pergatitet te dergohet per ekspertim ne laboratoret e Byrose Federale te Hetimit FBI-se per te vertetuar raportin perfundimtar te eksperteve shqiptare apo per tu rikapur ndonje sekuence filmike e fshire e dates 21 janar 2011.
Serveri qendror i kamerave te sigurise qe ndodhen ne ndertesen e kryeministrise ishte premtuar nga vete kryeministri Sali Berisha si pjese e asaj qe ai e quajti transparence maksimale se do i vihej ne dispozicion organeve hetimore realisht kjo nuk ka ndodhur.
Ne mbremjen e dates 21 janar 2011 kur prokuroret dhe hetuesit e ceshtjes i kerkuan zyrtareve te Keshillit te Ministrave qe ne baze te urdhrit te sekuestrimit ti vene ne dispozicion serverin qendror te kamerave te sigurise qe ndodhen ne pjese te ndryshme te nderteses se kryeministrise tarrace pjesen ballore te kryeministrise dhe pjesen veriore te nderteses zyrtaret ishin pergjigjur se nuk punon pasi eshte i prishur.
Te ndodhur ne keto kushte prokuroria ne ditet ne vazhdim ka arritur te provoj nepermjet burimeve te ndryshme se serveri jo vetem qe punon por edhe ruan pamjet filmike brenda 48 oreve nga regjistrimi- thuhet nga te dhenat zyrtare te institucionit qendror te akuzes. Zyrtaret e Keshillit te Ministrave kishin refuzuar tia jepnin prokurorise me justifikimin se nuk punojne. Kjo zgjati rreth tre muaj. Ka qene prokurori amerikan pjese e grupit hetimor qe me kerkese te ketij te fundit kerkoi qe Keshilli i Ministrave te vere ne dispozicion te hetimit serverin qofte i prishur apo jo. Ne momentin qe hetuesit kane shkuar per te marre serverin ata jo vetem qe kane konstatuar se kamerat e sigurise punojne por edhe qe kapacitetin e ruajtjes e ka 48 ore - thuhet nga Prokuroria e Pergjithshme. Me te marr serverin eshte derguar per ekspertim ku eshte konstatuar se diten e demonstrates se 21 janarit nga serveri jane kopjuar te gjitha pamjet filmike dhe me pas sistemi ka vazhduar te filmoi me kapacitetin e memories 48 ore cka me pas i ka fshire automatikisht. Te ndodhur ne keto kushte prokuroria mesohet se po bene gati leter-porosine per ta derguar kete server prane zyrave te FBI-se me ndihmen e prokurorit amerikan per te zbardhur filmimet qe ndodhen brenda tij.
Nderkohe deri me tani grupi hetimor i ngjarjes se 21 janarit ka arritur te siguroje nga policia mediat dhe nga persona private filmime per vrasjen e tre personave gjate demonstrates qe u zhvillua me 21 janar. Vec pamjeve filmike ne dosje jane dhe nje set prej 15 fotografish te njepasnjeshme ku tregohet moment i vrasjes se Hekuran Dedes pare nga kendi i Kullave Binjake. Po keshtu prokuroria posedon edhe videon ne te cilen duket momenti i vrasjes se Ziver Veizit. Pamjet tregojne momentin kur Ziver Veizi lekundet nga goditja e plumbit e me pas rrezohet ne krah te djathte para portes metalike te Kryeministrise ne anen e Piramides. Pak kohe me pare me ndihmen e familjareve grupi i hetimit ne Prokurorine e Tiranes identifikoi edhe videon ku duket vrasja e Aleks Nikes demonstruesit nga Lezha qe gjeti vdekjen ne nje spital ne Turqi dy jave pas 21 janarit. E vetmja vrasje e pafilmuar vizualisht eshte ajo e Faik Myrtos.
Ekzistencen e kamerave te sigurise ne ambientet e kryeministrise e ka permendur edhe komandanti i Gardes Ndrea Prendi ne deshmine e dhene para Komisionit Hetimor Parlamentar i ngritur per te hetuar ngjarjen e 21 janarit. Bulevardi eshte nje territor qe quhet zone e sigurise se larte per vete pozicionin ku ndodhen Presidenca Kryesia e Parlamentit Kryeministria dhe objekte te tjera. Si zone e sigurise se larte kjo zone monitorohet nga kamerat e institucioneve por edhe nga sherbimet e Gardes ne bashkepunim me policine - ka deklaruar Ndrea Prendi.