E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca “Kuq e Zi”: Shteti të hetojë koncesionet e zeza

Aleanca “Kuq e Zi” solidarizohet me minatorët e Bulqizës ndërsa i ka bërë thirrje shtetit të reagojë për të zgjidhur situatën në minierë.

Në një deklaratë për shtyp i kërkon qeverisë të hetojë koncesionet e minierës së Bulqizës ndësa i bën thirrje kësaj të mbështesë minatorët dhe të drejtat e tyre si qytetarë të këtij vendi.
 

“Minatorët janë qytetarë KuqeZi, dhe nuk duhen lejuar me indiferentizëm të humbasin jetën në minierat e koncesionit të zi. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje autoriteteve respektive shtetërore të marrin masat e nevojshme për të hetuar koncesionet e zeza në vend dhe t`i japin fund biznesve për shitje licensash të tilla koncesionare, që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të vet. Atdheu nuk shitet në merkaton e pazareve të koncesioneve të zeza.”- thuhet në deklaratën e AK-së.

Aleanca ka kërkuar nga shteti që të mos lejojë degradimin e pasurive kombëtare, duke i bërë thirrje që të realizohet hetimi i të gjithë pasurive kombëtare që janë dhënë me koncesion dhe të mbrohen si investimet ashtu dhe të drejtat e punonjësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›