E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis takimi mes minatorëve dhe administatorit të ACR-së

Nis takimi mes përfaqësuesve të sindikatës dhe administratorit të kompanisë ACR Giga Bedinishvilli për të arritur një marrëveshje në lidhje me kërkesat e minatorëve.
 

Takimi po zhvillohet në një lokal dhe jo në ministrinë e punës siç ishte paralajmëruar më parë nga minatorët. Minatorët përfaqësohen në takim nga 6 sindikalistët Luan Nika, Kujtim, Bushi, Sali Alliu, Fiqiri Shkina, Sadik Kamishi dhe Xhemal Meta ndërsa nuk do është i pranishëm kreu i konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla.
 

Ndërkohë minatorët do të kërkojnë sot në takim, hapjen e thellësisë së minierës, rritjen e pagës nga 20-40 përqind, përmirësimin e kushteve të punës dhe largimin e drejtorit të minierës.
 

Ndërkohë 13-të minatorët në Bulqizë vijojnë sot ditën e 19-të të grevës së urisë në pritje të arritjes së një marrëveshje që do të plotësonte kërkesat e tyre. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mjaft e rëndë ndërsa ata shprehen të vendorur për ta vijuar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›