E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja në Tiranë, arrestohet 13-vjeçari

Një 13-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 13-vjeçari me inicialet A.P i cili ditën e djeshme rreth orës 19.30, në rrugën "Ylbere Bylybashi", në grindje e sipër për motive të dobta ka goditur me armë të ftohtë thikë shtetasin G.S,13 vjec, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, jashtë rrezikut për jetën.
 

Policia gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka sekuestruar edhe armën e ftohtë me të cilën është kryer plagosja si dhe një tullë.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të 13-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›