Veliaj: KQZ dhe Kolegji të shkrihen. Zgjedhjet të organizohen nga OSBE
Duke parë dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet e 8 majit, që i dhanë fitoren në tavolinë Lulzim Bashës, Erion Veliaj, koordinator i PS-së, ka hedhur një tezë të re për organizimin e zgjedhjeve.
Veliaj, gjatë një interviste për një të përditshme, është shprehur se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor duhet që të shkrihen fare dhe zgjedhjet të organizohen nga ana e OSBE-së.
Një nga idetë e PS-së për reformën zgjedhore është shkrirja e KQZ-së me Kolegjin Zgjedhor, pra dy hallkat finale, ajo e proçesit të administrimit të zgjedhjeve dhe ajo e ankimimit zgjedhor, ka thënë Veliaj.
Ideja e zbrazjes së Kodit Zgjedhor nga shkrirja e dy institucioneve mund të krijojë një boshllëk, të cilën do ta plotësojë OSBE-ja, e cila mund të jetë dhe organizatorja e zgjedhjeve, nënvizoi zoti Veliaj.