E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi hap degën e re në Vlorë

VLORË- Aleanca Kuq e Zi ka celur sot degën e saj të re në qytetin e Vlorës . Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qënë drejtues të kësaj lëvizje, si dhe mbështetës të saj.

Drejtues të kësaj Aleance kanë kërkuar nga Kuvendi që të rrëzoje projektligjin për rregjistrimin etnik dhe fetar, të cilin e kanë cilësuar si bardhë e blu.

Për sa i përket ligjit të regjistrimit te popullsisë mbi baza etnike dhe fetare drejtuesit e kësaj Aleance janë shprehur se Aleanca Kuq e Zi ka kundërshtuar një ligj që është i padrejtë dhe se do të vijojë ta kundërshtojë.

Ndërkohë që projektligjin e përpunuar për rregjistrimin e popullsisë të prezantuar nga Ministri i Inovacionit Genc Pollo, Aleanca Kuq e Zi e ka cilësuar si një tradhti novatore.
(e.m/NEWS24/BalkanWEb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›