Berisha: Tani, zgjedhjet dhe BE
Pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO, kryeministri Berisha iu premtoi qytetareve nga sheshi "Skenderbej" se do te realizonte zgjedhje te lira dhe te ndershme me 28 Qershor. Po keshtu, kryeministri Berisha theksoi se pas anetaresimit ne NATO, ambicia e qeverise qe ai drejtonte ishte integrimi i plote ne Bashkimin Evropian. "Shqiperia do te zhvilloje ne 28 qershor zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe do te ece e sigurt, drejt projektit te dyte te madh ne historine kombetare, integrimit te plote ne Bashkimin Evropian", i beri thirrje kryeministri, anetareve dhe simpatizanteve te tij, i cili pershendeti nga sheshi qendror i kryeqytetit. Ne skenen e vendosur perpara bustit te heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut, kryeministri Berisha deklaroi se anetaresimi ne NATO ishte vetem fillimi i nje epoke te re per te ardhmen e tyre. Kreu i ekzekutivit shqiptar, e cilesoi kete dite si nje dite te bardhe, te madhe dhe historike. Tashme Shqiperia, sipas Berishes, ecen ne rruge e sigurt te lirise dhe sigurise. Duke pershkruar atmosferen e krijuar ne Samitin e NATO-s, kryeministri deklaroi se tashme Shqiperia eshte e barabarte me vendet me te zhvilluara te botes. "Dje, perfaqesuesit tuaj me te larte, u ulen per here te pare ne historine e ketij kombi, ne Samitin e Strasburgut, si te barabarte me vendet e tjera anetare te NATO-s, ndaj dhe sot urimi im shkon per qytetaret shqiptare kudo qe jane: Gezuar diten e madhe te krenarise kombetare, anetaresimin ne NATO", deklaroi Berisha nga sheshi "Skenderbej". Per kryeministrin, anetaresimi po i jep mundesine Shqiperise te marre vendimet per fatin e saj, ndryshe nga me pare kur keto vendime merreshin nga te tjeret. "Ne dekada dhe shekuj, pa pranine e shqiptareve u moren qindra dhe mijera vendime mbi sigurine, fatin, territoret dhe integritetin e vendit tone. Qe nga 4 prilli dhe tutje per ne dhe vendin tone, lirine dhe sigurite tona, do vendosim ne si te barabarte mes te barabarteve dhe aleateve me te fuqishem te tokes", theksoi kryeministri nga tribuna e skenes ku pasoi nje koncert i madh festiv. Ne fjalen e tij, kryeministri shprehu mirenjohje per Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, vendet mike dhe lideret e tyre qe ndihmuan shqiptaret te shnderrojme ne realitet njerin prej projekteve me te medha te historise sone. Pas fjales se mbajtur ne skene, kryeministri u mbulua me shirita shumengjyreshe dekorative, te cilat mbuluan edhe skenen perpara bustit te Skenderbeut. Nderkaq tullumbacet festive mbushen qiellin dhe fishekzjarret e ndricuan sheshin dhe krijuan nje atmosfere te vertete feste. Per rreth 10 minuta kryeministri Berisha pershendeti nga tribuna qytetaret, me dy gishtat lart. Po keshtu ne rreshtin e pare te turme,s ishin te pranishem te gjithe ministrat e kabinetit Berisha, deputetet dhe perfaqesues te tjere te mazhornaces. Te cilet ishin te baraslarguar nga tribuna, ku qendronte i vetem kreu i ekzekutivit shqiptar, qe pershendeste turmen.