Aleanca per zgjedhjet, PR skeptike

Vetem 5 muaj para zgjedhjeve, Repubikanet terhoqen vemendjen per menyren e funksionimit te koalicionit te djathte ne zgjedhje duke vecuar faktin se deri tani menyra e bashkepunimit te se djathtes eshte e paqarte.
“Ne duhet te perpiqemi te kete aleance te djathte. Varet nga forca politike kryesore se c’emer do t’i vere koalicionit. Te gjitha ketyre pyetjeve nuk jemi ne gjendje t’i japim nje pergjigje”, u shpreh presidenti i nderit i Partise Republikane, Sabri Godo.
Kryetari i Republikaneve, Fatmir Mediu tha se gjate 18 viteve PR eshte mbeshtetur ne nje program te qarte familja kombi dhe prona, por shtoi se per nje nga elementet e ketij programi per pronen ajo ka hasur kundershtare te forte gjate ketyre viteve.
“Disa nga idete tona jane kundershtuar dhe jane cilesuar edhe si herezi, ne menyre te vecante ideja per kthimin e pronave. Vendimi per shtetezimin e prones, bazohet ne koncepte leniniste, por qellimi yne eshte rikthimi i plote i prones tek i zoti”, u shpreh Mediu.
Ne takimin e Asamblese Kombetare u preken dhe ceshtje te tjera si perpjekjet e se djathtes per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, si dhe ceshtja e Kosoves.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code