E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës: E përballojmë vetë Unazën e Madhe

Nënkryetari i Bashkise së Tiranës,Shalsi deklaroi sot se Bashkia i ka te gjitha kapacitetet e nevojshme per te thithur kredi per Unazem e Madhe të kryeqytetit. Shalsi tha se është gati studimi prej më shumë se 170 faqesh dhe i kontaktuar nga BERZH 

TIRANE-Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, bëri të ditur sot se bashkia ka kapacitet që të thithë kredinë që nevojitet për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Në një deklaratë për mediat, duke reaguar mbi dekaratat e Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, për pamundësinë e Bashkisë së Tiranës për të bërë Unazën e Madhe, Shalsi tha se ''prej vitesh, ne i nënshtrohemi analizave financiare nga institucione serioze financiare ndërkombëtare, siç janë Banka e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbi bazën e të cilave jemi kredituar dhe kemi financuar projekte të ndryshme si ai i shkollave, rrugëve dhe banesave sociale''.
Ai bëri të ditur se ''dhe për projektin e Unazës së Madhe ka një analizë financiare prej 171 faqesh, e cila është bërë nga një studio e huaj, të cilën e ka kontraktuar BERZH dhe mbi bazën e të cilës ne kemi marrë miratimin paraprak". Sipas tij, në këtë analizë është arritur në konkluzionin se Bashkia e Tiranës ka kapacitet të thithë një kredi edhe më të madhe se ajo që nevojitet për këtë segment të Unazës së Madhe.
Shalsi i kërkoi Kryeministrit që "të përfundojnë procesin e shpronësimeve, që është detyra e tyre ligjore dhe të mos zgjaten me marifete politike që s’kanë asnjë lidhje me Unazën, të cilën ne do ta përfundojmë në vitin 2011''.
Deklarata e sotme e Shalësit vjen si përgjigje ndaj deklaratës së kreut të qeverisë të bërë gjatë këtij fillim viti. Kryeministri Sali Berisha deklaroi më 5 janar gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive, se "Qeveria do të bëjë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit për unazën e madhe të Tiranës, dhe në rast se Bashkia nuk do të ketë financime për ndërtimin e saj, atëhere ajo do të ndërtohet nga buxheti i shtetit".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›