E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI shpall fushatën elektorale për zgjedhjet

LSI shpalli sot fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare qe priten te zhvillohen ne muaj e ardhshem te ketij viti. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se "detyra jonë si forcë politike, është që të udhëheqim ndryshimin që shqiptarët kërkojnë 

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim shpalli sot gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie, në mjediset e Hotel “Tirana International”, fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se "detyra jonë si forcë politike, është që të udhëheqim ndryshimin që shqiptarët kërkojnë, duke i dhënë atyre një program konkret qeverisës”, duke kërkuar që Kryesia Qëndrore e LSI të kthehet në Shtabin Qëndror të fushatës.

“Brenda këtij muaji ne do të lançojmë disa nga pikat e projektprogramit tonë, elektoral dhe qeverisës për zgjedhjet e ardhshme, i cili është diskutuar dhe draftuar dhe tani pret verifikim dhe ballafaqim me opinionin publik, me ekspertë të ndryshëm, në mënyrë që brenda pranverës të kthehet në një program zyrtar të fushatës elektorale, por edhe të mandatit qeverisës 2009-2013", theksoi Meta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›