E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botuesi Baze padit policine ne prokurori

Drejtuesi i gazetes "Tema", Mero Baze ka paditur ne prokuorine e Tiranes, shefin e policise se objekteve Ahmet Matoshin, nje dite pasi policia nuk lejoi gazetaret e kesaj gazete te hynin ne ambientet e tyre te punes.

"Ky drejtues policie ka bllokuar hyrjen e gazetareve ne redaksi. Gazetaret kane bere te mundur realizimin e gazetes ne nje situate te jashtezakonshme", u shpreh Baze.

Per shkak te situates qe ka mbetur pa zgjidhje, Baze shpreson vetem tek prokuroria, i njejti institucion qe po heton edhe per djegien e makines se tij, disa dite me pare

Me heret gjykata ka vendosur  bllokimin e cdo veprimi qe cenon gezimin e posedimin e qete te objektit  te kontrates se qirase  lidhur mes shoqerise "Mediasoft Albania" dhe Ministrise se Ekonomise .



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›