E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, LSI nis punen

Levizja Socialiste per Integrim fillon organizimin elektoral per zgjedhjet e qershorit.(UPDATE)

Ne Komitetin Kombetar Drejtues te saj, kryetari Ilir Meta shpalli disa prioritetet organizative duke nisur me perzgjedhjen e kandidateve per deputete deri ne muajin mars, permes parimit nje anetar nje vote dhe duke i dhene atribut tjeter kryesise dhe Komitetit, qe marrin perkatesisht rolin e Shtabeve Qendrore Zgjedhore.

Duke u perqendruar tek aspekti i bashkepunimit, Meta tha se po ne muajin mars do te shpallet dhe koalicioni qe do te kete ne qender LSI, si partia me e madhe e tij, ndersa nuk e preku bashkepunimin me partite e majta qe tashme jane identifikuar ne koalicionin me PS, qe eshte dhe partia kryesore e majte.

“Duke qene i bindur se detyra jone eshte te udheheqim ndryshimin qe shqiptaret kerkojne, te harrojme cfare ndodhi ne 2008 dhe te ecim perpara ne vitin 2009”, u shpreh Meta.

Gjate vitit qe shkoi LSI dhe PS u perfshine ne nje konflikt te hapur ne lidhje me dica ceshtje zgjedhore per te cilat dy partite ndanin pikepamje te ndryshme, qe nga sistemi zgjedhor dhe deri tek perberja e Komisioneve Zgjedhore dhe viti 2008 per pasoje u mbyll pa asnje marreveshje ne horizont mes tyre.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›