Bora në Pukë, disa segmente ende të pakalueshme
Situatë e vështirë paraqitet edhe në rrethin e Pukës, ku trashësia e borës arrin në 1.5m në Qaf Mal. Si pasojë e reshjeve të borës të rëna gjatë këtyre ditëve kanë mbetur të bllokuara disa komuna dhe akse rrugore. Shqetësimi i banorëve është mungesa e ushqimeve.
PUKE- Ndonëse reshjet e dëborës kanë dy ditë që kanë pushuar situata në rrethin e Pukës vijon të jetë problematike. Në Qafën e Malit trashësia e borës ka shkuar në 1 metër gjysëm, ndërsa edhe qarkullimi në rrugët e kësaj zone paraqet vështirësi për automjetet. Situatë e njëjtë edhe në segmentin rrugor Qafë Mali – Fierzë, ku rruga përgjatë gjithë gjatësisë së saj është thuajse e pakalueshme. Nga kryqëzimi i rrugës së Fierzës deri në Qafë Shllakë firma e cila ka marrë përsipër mirëmbajtjen e këtij segmenti përveç pastrimit nga dëbora nuk ka bërë hedhjen e kripës dhe skorjes. Si pasojë e reshjeve të borës vazhdojnë të jenë të bllokuara fshatrat Kokdodë, Buxhon, Gralisht, Porav, Miliska, Arst, Mzi, Mertur, Berish Eper, Berish e Vogël, Levosh, Sapaq. Të izoluar vazhdojnë të jenë edhe fshatrat Tuc, Srriqe, Armiraj, Orosh. Ata të cilët po qëndrojnë në krye të kësaj situate problematike janë efektivat e policisë rrugore të cilët veç ndihmës që iu japin makinave të bllokuara këshillojnë drejtuesit e automjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë. (a.r/news24/balkanweb)