Topalli, vizite ne Itali, pritet nga Napolitano

Ne takimin e vecante pa pranine e medias eshte biseduar per zhvillimet ekonomike ne Shqiperi dhe kryesisht per stimulimin e biznesit te huaj per te investuar ne Shqiperi.
Zonja Topalli i shprehu presidentit Napolitano mirenjohje per mbeshtetjen qe Shqiperia ka patur ne proceset demokratike dhe integruese,nga Italia fqinje. Kryetarja e kuvendit ftoi presidentin Napolitano per t’iu adresuar Kuvendit te Shqiperise, ftese qe ai e priti me shume interes.
Pas takimit me presidentin italian, kryetarja e kuvendit eshte takuar me Jacque Delors, nje nga presidentet me te suksesshem te Komisionit Europian. Ne takimin me Delors eshte diskutuar mbi procesin e zgjerimit te Europes, i cili sipas Delors, ne vitet e ardhshme do te perfshije 30 vende nga 27 qe ka sot.
“Evropa i ka dyert e hapura per vendet e Ballkanit per t’i mbeshtetur ato ne gjetjen e zgjidhjeve paqesore dhe te frytshme. Une jam "Pro“ zgjerimit. Pas zhvillimeve te fundit ne kete rajon Evropa ka marre pergjegjesi te veçanta per vendet e ketij rajoni“, u shpreh Delors.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code