Aleatët, PS të jetë më serioze për bashkëpunimin

02/04/2005 Të vegjlit kërkojnë mbledhje urgjente për aleancat e majta
Partitë e vogla premtojnë aleancë pa kushte me PS-në
Aleatët e "Koalicionit për Integrim" i kanë kërkuar Partisë Socialiste që të mundësojë sa më shpejt të jetë e mundur mbledhjen e një tryeze të përbashkët para zhvillimit të punimeve të kongresit të PS-së. Përgatitja e një strategjie të përbashkët mes partive të koalicionit është parë nga kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, si domosdoshmëri, duke patur parasysh, sipas tij, situatën në të cilën është futur politika shqiptare. Ndërkohë që kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, ka kërkuar që mes PS-së dhe forcave të tjera të majta të zhvillohen takime dypalëshe, në rang sekretarësh, për t'u pasuar më pas me takime mes krerëve të partive respektive. Tryeza e përbashkët e partive do të finalizojë dhe bashkëpunimin mes partive. Edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me PS-në për të mos rrezikuar përplasje mes kandidatëve të PS-së dhe PSD-së në zonat elektorale. Ndërkohë që nga selia socialiste, ditët e fundit, janë lëshuar mesazhe të shumta bashkëpunimi me aleatët e saj tradicionalë, por kjo pa marrë një formë zyrtare.
Kërkesa
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, i ka kërkuar Partisë Socialiste që të shikojë seriozisht marrëdhëniet e saj me aleatët para zgjedhjeve. Sipas tij, "e majta ka shumë rëndësi këtë herë që të kuptojë se pa një bashkëpunim serioz, dhe pa një betim reciprok, nuk do të mund të ketë fitore". Mbledhja urgjente e tryezës së kryetarëve të partive të "Koalicionit për Integrim", për Milon do të ishte dhe zgjidhja e vetme për të siguruar fitoren. Por, sipas tij, "mazhoranca socialiste duhet të dëshmojë se ka vullnet politik për të nënshkruar një bashkëpunim elektoral, dhe jo të dërgohen mesazhe indirekte, apo të përpunohet opinioni për formulat që dëshiron PS-ja të imponojë, apo të zbatojë në marëdhëniet me partitë aleate".
Ftesa
Partia Socialiste, ditët e fundit, nëpërmjet përfaqësuesve të saj ka theksuar se në zgjedhjet e përgjithshme do të hyjë së bashku me aleatët e saj tradicionalë dhe me forca të tjera të mjata. Aktualisht, burimet në PS-së janë shprehur, për "Metropol", se kanë filluar tratativat e para për të strukturuar platformën e bashkëpunimit me partitë aleate. Për mazhorancën socialiste, bashkëpunimi me aleatët shikohet si mundësia e vetme për të fituar zgjedhjet e përgjithshme. Por, çdo veprim i mëtejshëm me përfaqësuesit e partive aleate varet nga kryetari i PS-së, Fatos Nano, i cili duhet të komunikojë me krerët e partive, të cilat janë pjesë e aleancës për integrim. Gjetja e një gjuhe të përbashkët bashkëpunimi si dhe përcaktimi i një formule për sigurimin e deputetëve me sistemin proporcional, duket se do të jetë debati i ardhshëm mes kryesocialistit dhe krerëve të partive aleate në "Koalicionin për Integrim", kjo për të mos shpërdoruar votat e elektoratit të majtë.