E Diel, 1 Nëntor 2026

"Këtë vitë do të rrisim investimet në veri"

02/04/2005  Nano në Pukë, prezanton Viktor Ddodën si kandidat të PS-së

Kryeministri Fatos Nano ka prezantuar dje kandidatin për deputet në rrethin e Pukës, ministrin e Energjetikës, Viktor Doda. Në këtë rreth, kryetari i Partisë Socialiste i ka kërkuar banorëve të kësaj zone që bështetja për mazhorancën socialiste është zgjedhja e progresit dhe jo e kthimit prapa. Gjithashtu, Nano ka garantuar banorët e Pukës mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e kryesuar nga PS-ja do t'i japë kësaj zone, duke realizuar të gjitha projektet e iniciuara. Ndërkohë, që ai i ka premtuar banorëve rritje të financimeve dhe investimeve, ulje të papunësisë, dhënie të kredive si dhe lehtësira të tjera fiskale. "Investimet e buxhetit të shtetit dhe donatorëve të huaj në rrethin e Pukës kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit. Do të shihet mundësia që, pas privatizimit gjatë këtij viti të Albtelekom dhe ARMO, rrethi juaj të përfitojë financime shtesë në disa sektorë", tha Nano. Gjithashtu, kreu i Ekzekutivit shqiptar ka vlerësuar dhe pasuritë natyrore, që ka zona, duke i vënë theksin në rivënien në punë të fabrikës së pasurimit të bakrit, në Fushë Arrëz dhe minierës së bakrit në Munellë. Kreu i PS-së ka zhvilluar një takim dhe me përafqësues të pushtetit vendor në këtë rreth, ku është diskutuar për çështje të reformës së decentralizimit të këtij pushteti, zhvillimin dhe problematikën e rrethit të Pukës, shfrytëzimin e potencialeve dhe burimeve që ka kjo zonë për zhvillim, financimin e projekteve të ardhshme në fusha prioritare si reduktimi i varfërsisë, nxitja e punësimit, në infrastrukturë, strehim, shëndetësi, arsim etj. Po dje, Nano ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të nënstacionit të ri elektrik, një financim i qeverisë shqiptare me vlerë prej 56 milionë lekë. Ky nënstacion do të furnizojë me energji elektrike bashkinë e Pukës dhe komunat përreth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›