E Diel, 1 Nëntor 2026

Alkooli stimulon drogën

02/04/2005  Projekt i PNUD-it me shkollat

DURRËS - Me përfundimin e programit për mbledhjen e armëve, PNUD ka nisur një program bashkëpunimi në kuadër të projektit “Mbështetja e reformave në sektorin e sigurisë”. Në këtë projekt pilot të shtrirë në pesë qarqe të vendit, është përfshirë edhe një nga shkollat e mesme të qytetit dhe me pjesëmarrje të komunitetit prindëror, policisë dhe nxënësve është diskutuar rreth rrugëve për të shmangur përdorimin e alkoolit e drogës. Synimi i projektit është ndërgjegjësimi i të rinjve për rreziqet që afron përdorimi i alkoolit si dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë për të qenë aktiv në luftën kundër alkoolit, veçanërisht te moshat e reja.

Referuesit kanë pohuar se konsumuesit e alkoolit janë më të rriskuar për t’u prekur dhe kërcënuar nga përdorimi i drogës, duke theksuar se nga studimet e bëra rezulton se ato kushtëzojnë njëra-tjetrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›