E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet pedofili 56-vjeçar

02/04/2005  Në Shijak, policia arreston një banor të dyshuar për kryerje marrëdhëniesh seksuale me një të mitur. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Sali Sherif Avdia u arrestua, pasi ka kryer veprim të turpshëm me një nxënëse të shkollës “Vadarshë”, të Sukthit. Policia i ka vënë prangat nën akzuzën e orvatjeve për të kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. 56-vjeçari Avdia, i lindur në Tropojë dhe banues në Qendër Sukth, veprimet provokuese me fëmijën e klasës së shtatë i ka kryer në lokalin e tij. E mitura është futur në lokalin e shtetasit të ndaluar për të blerë dhe duke qenë se në lokal nuk ka pasur klientë të tjerë, Avdia ka provokuar 14-vjeçaren. Sipas policies, ngjarja ka ndodhur më 24 mars 2005, ku vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, është bërë pre e 56-vjeçarit. Pronari i lokalit i është afruar vajzës, duke e përkëdhelur dhe pasi e ka puthur atë është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale. Pas këtij veprimi, e mitura ka mundur t’i shkëputet pedofilit, por ajo nuk ka treguar asgjë në familje. Prindërit kanë kuptuar se te fëmija i tyre kishte ndodhur diçka, pasi vajza është mbyllur në shtëpi dhe nuk ka pranuar të vijojë shkollën. Por shqetësimi është ndier edhe te drejtuesit e shkollës, të cilët kanë trokitur në shtëpinë e nxënëses, e cila ka qenë me rezultate shumë të mira dhe ndërprerja e mësimeve u është dukur shumë e papritur. Arrestimi i pedofilit është bërë i ditur nga Ministria e Rendit Publik, ndërkohë që policia e Durrësit, për shkaqe të padeklaruara, nuk e ka publikuar rastin konkret. Burime të policisë së Shijakut kanë pranuar se kishin dijeni për ngjarjen dhe së bashku me prindërit e vajzës, drejtuesit e shkollës dhe një avokate të afruar kanë mundur të bindin vajzën të bëjë denoncim. Rasti nuk ka kaluar pa u mësuar edhe nga banorët e fshatit, të cilët kanë reaguar ndaj veprimit të turpshëm. Menjëherë sapo është depozituar kallëzimi i vajzës dhe të prindërve të saj, policia e Shijakut e ka arrestuar në banesën e tij shtetasin 56-vjeçar Sali Sh.Avdiu, i cili akuzohet për tentativë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›