E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet Tani beteja ne sheshe

Zogaj

Opozita e Bashkuar do të vijojë betejën për transparencë, pavarësisht se qeveria ka refuzuar ofertën e saj të fundit për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Një takim i mbajtur dje pasdite mes drejtuesve të koalicionit opozitar ka konfirmuar vullnetin e Partisë Socialiste dhe partive të tjera për të kërkuar zbardhjen e së vërtetës elektorale të zgjedhjeve të shkuara, me të gjitha format demokratike. “Do t’i shkojmë deri në fund transparencës. Opozita e Bashkuar do vazhdojë betejën në Parlament dhe sheshe. Do bashkohemi në protesta bashkë me popullin”, tha pas takimit përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj. Ai ka bërë një karakterizim shumë pesimist të situatës politike ku ndodhet vendi dhe që sipas tij u vjen ndesh edhe këshillave dhe kresave të partnerëve europianë. “Situata është e renduar dhe për këtë jemi të alarmuar. Kryeministri Berisha refuzoi gjithçka, ndërsa nuk pranon hetimin e zgjedhjeve. Berisha refuzoi Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian”, shtoi Zogaj. Ai ka nënvizuar kështu gjendjen e krijuar, por edhe perceptimin e opozitës dhe analizën që ajo bën për mënyrën e reagimit. Protesta dhe lufta parlamentare mbeten mjedisi i ballafaqimit, i cili gjithsesi nuk jep në dritën e zhvillimeve të deritanishme një zgjidhje të kapshme për rrugën sesi do të rrëzohet Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›