E Shtunë, 31 Tetor 2026

Philip Alston Sbesoj ne trafikun e organeve

Raportues i OKB-së

Raportuesi special i OKB-së për investigimin e krimeve nuk i beson akuzat për trafik organesh në Kosovë. “Misioni im në Kosovë ishte hetimi i krimeve dhe autorëve të tyre, të kryera në kohën e komunizmit apo pas luftës, por jo për trafiqet njerëzore. Megjithatë për sa u përket zërave rreth trafikut të organeve nga UÇK-ja apo nga tjetër kush, jam skeptik për disa arsye, sidomos rreth transportit të këtyre organeve, sepse për transportimin e tyre nevojiten kushte dhe mjete të sofistikuara. Nuk e besoj se janë bërë trafiqe me organet e njerëzve nga ndokush, qoftë në Kosovë, apo Shqipëri. Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri kam kërkuar bashkëpunim më të ngushtë nga Tirana zyrtare me EULEX-in dhe policinë ndërkombëtare”, deklaroi Alston.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›