Blushi: PS të kërkojë votën në 2013, se është ndryshe nga PD

Ben Blushi dje me studentet ne uet
Anëtari i Kryesisë së PS, mes letërsisë dhe politikës.
Debati për taksën progresive dhe rishpërndarjen e të mirave duhet të jetë jetik në Shqipëri
Anëtari i Kryesisë socialiste, Ben Blushi, në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës rreth letërsisë dhe politikës, tha se në zgjedhjet e 2013-s PS duhet të shfaqet si një forcë ndryshe nga PD. Duke folur për taksën progresive, Blushi tha se ajo duhet të kthehet në një diskutim jetik në Shqipëri.
Partia Socialiste mund të shkojë edhe e vetme – pasi z. Milo, z. Gjinushi dhe z. Dule janë tërhequr disi nga ky koalicion. A mund ti fitojë e vetme PS-ja zgjedhjet e 2013-s?
Shumë shkurt, sepse nuk është ky qëllimi për të cilin kam ardhur dhe mos e merrni për ters këtë gjë. Si çdo parti e madhe në botë, edhe PS-ja kërkon në radhë të parë të bëjë një aleancë me votuesit. Shpresojmë se kjo aleancë, përmes një programi më të mirë, më reformator, më të kuptueshëm, më të plotë e më të nevojshëm, mund të jetë e mjaftueshme për të ardhur në pushtet. Mendoj se një aleancë më e gjerë me votuesit shqiptarë do të na kompensojë aleancat shumë më të vogla e shumë më të padobishme sot me partitë, të cilat kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e tyre në këtë udhëtim.
Kam prirjen ta shoh letërsinë e Blushit si një vazhdim i politikës me mjete të tjera. Ka një qasje të theksuar psikologjike, një përpjekje për ta lexuar vetëdijen e kombit. Nga kjo përpjekje del një lloj specieje individuale, e cila ka dëshirë të kthehet në një qenie ishullore, e vetizoluar dhe vetizoluese. Sa shanse ka që një e majtë të krijojë një shtrat në Shqipëri? Sa janë shpresat për ta prezantuar të majtën si frymë në një komb ku secili është një mendim më vete?
E majta në Shqipëri e ka një shtrat, po përpiqet të krijojë një dhomë gjumi, diçka më shumë se kaq. E majta, për dy arsye, nuk ka pasur ndoshta avancimin e duhur ideologjik apo pragmatik në kohë. E para sepse nuk ka pasur një traditë të së majtës. Nuk kemi pasur fatin në vitet e para të këtij shekulli të një industrializimi, siç ndodhi në Europë, dhe kjo pengoi të krijoheshin dy shtresa të domosdoshme për të mbajtur në këmbë ekuilibrin e një shoqërie. Ata që punojnë në një shtresë modeste relative borgjezësh. Sa kjo u krijua, u prish, sepse komunizmi erdhi në pushtet dhe shtetëzoi gjithçka duke i bërë të gjithë të barabartë. Në këto kushte, edhe e majta, edhe e djathta nuk patën kohë të zhvillohen si duhet. E majta doli në vitin 1991 me këtë dëm që i kishte shkaktuar Shqipërisë për 50 vjet. Një e majtë ekstreme shtetëzoi gjithçka dhe e ktheu Shqipërinë në një vend thuajse eksperimental. Duke pasur këtë ngarkesë kombëtare mbi kurriz, evolucioni i saj do të ishte më modest në këta 20 vjet. Por koha ka ndryshuar. E majta shqiptare apo PS-ja nuk ka arsye të mbajë peshën që e majta mbante para 20 vjetësh. Sigurisht që njerëzit mund të thonë: jeni ish-komunistë, keni përgjegjësi për të përndjekurit, izoluat Shqipërinë nga bota, mohuat Zotin, krijuat një vend stalinist. Pyetja ime është: çfarë përgjegjësie ka një brez si unë për këtë gjë? Nuk ka përgjegjësi në kuptimin e ngushtë të fjalës, përgjegjësia është e përbashkët. E kemi hequr këtë ngarkesë nga vetja. Sot e kemi më të lehtë për të ndërtuar një të majtë më ideologjike. Ka shumë njerëz që nuk bien dakord me mua; çdo të thotë një e majtë ideologjike, kjo mund të çojë në pikëpamje sektare izolacioniste etj. Unë besoj se në vitin 2013 njerëzit do të zgjedhin midis një pozicioni të majtë të moderuar dhe një pozicioni të djathtë, shpresoj po të moderuar. Nuk duhet ti zbresim njerëzit të votojnë midis ca komunistëve dhe ish-komunistëve. Ky apel nuk funksionon më. Nuk ekzistojnë më. Sepse nuk kemi më komunistë dhe pozicioni antikomunist i palës tjetër nuk ka vlerë. Një pozicion pak më ideologjik është i domosdoshëm dhe do të na japë mundësi të kemi në Shqipëri një të majtë moderne, që u qëndron deri në fund pikëpamjeve të veta. E majta përgjithësisht, jo gjithnjë ia ka arritur, kërkon një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, ku pasuria të ndahet në më shumë njerëz. Ky është ndryshimi themelor mes së djathtës e së majtës. Mendoj se njerëzit do ta kenë më të qartë sesa e kishin para dy vitesh apo 10 vitesh.
Në kuadër të gjithë këtij sporti të lakmueshëm – siç e quajtët pak më parë politikën – shumë nga kolegët tuaj, këtë ideologji të majtë e kanë taktikë për të fituar zgjedhjet apo besojnë tek ideologjia e majtë, element i sportit apo e mendojnë për njerëzit?
Shumica prej nesh mendoj se e besojnë këtë gjë vërtet dhe duhet të na kuptoni. Sepse politika ka 20 vjet jetë, nuk ka trashëgimi të fortë. 20 vjet në këtë zanat për secilin që merret me politikën është pak dhe për kombin është shumë më pak. Ka një mendim politik të ri, që nuk ka kapërcyer filtra elektoralë apo ideologjikë siç ka ndodhur gjetiu. Në këtë kuptim ne bëjmë politikë duke mësuar. Kjo është mirë për të gjithë. Duke e ushtruar, edhe e mëson. Besoj se ky debat për identitetin e së majtës e së djathtës ka pasur një ndikim pedagogjik të fortë edhe te një brez i gjerë politikanësh në Shqipëri, përfshirë dhe mua. Nuk kemi pasur arsye të mendojmë kështu në vitin 1997. Shqipëria kishte një karakter tjetër politik. Në vitin 2001 ishte tjetër debat politik, po ashtu edhe në vitin 2005 e në vitin 2009. Në vitin 2013 do të ketë një debat, shpresoj unë me këtë profil politik. Thënë këto, besoj se shumë prej nesh i janë afruar këtij mendimi politik të cilin e ndajnë, gjë që duhet ta bashkojë një grup politik që është besimi se bota do të jetë më e drejtë në rast se pasuria nuk shkon vetëm në pak duar. Është diçka që e besoj. Njerëzit lindin të barabartë, natyrisht që nuk vdesin të barabartë. Kjo është jeta, por shoqëria nuk mund të priret ndaj pabarazisë. Ne kërkojmë një shoqëri më të barabartë duke qenë se natyra na ka dhënë pasuri natyrore dhe tokësore gratis, duhen shpërndarë në mënyrë të drejtë që diferenca mes nesh të mos jetë skllavëruese. Nëse nuk do të ndodhte që të varfrit të dominonin shoqërinë njerëzore, bota sot do të ishte më e padrejtë, do të kishte diktatura që tanimë po zhduken, do të kishte më shumë monarki, rend feudal apo skllavopronar për të shtypur popujt. Kjo gjë po ndryshon. Nëse para dy mijë vjetësh ai që kishte një libër quhej i pasur, sot një libër në shtëpi e ka kushdo. Ne besojmë realisht se duke qeverisur ndryshe, bota mund të jetë më e drejtë dhe Shqipëria mund të jetë më e drejtë, më e barabartë dhe me harmoni sociale, gjë që sot është në diskutim.
Cili është mendimi juaj rreth taksës së sheshtë dhe taksës progresive?
Polarizimi në të pasur dhe të varfër, polarizimi kulturor ka arsye të vjetra dhe të reja për shkak të keqqeverisjes në këta 20 vjet. Ne jemi të prirë të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes duke rishpërndarë përmes taksave, buxhetit, akteve ligjore me karakter rregullator, të rishpërndajmë pasurinë. Kjo nuk do të thotë se do tua marrim paratë të pasurve dhe do tua japim të varfërve, kjo nuk nënkupton këtë gjë, absolutisht. Ky është abuzim të cilin e kemi sqaruar. Taksa e sheshtë është provuar si një nga shkaktarët e këtij polarizimi. Unë e kam të pamundur të pranoj që një njeri që merr 5 milionë lekë në vit të kontribuojë njëlloj si një njeri që fiton 5 milionë euro në vit. Kjo është çështja sot në Shqipëri. Kjo është e papranueshme. Nëse ne po shkojmë në këto zgjedhje, nuk po shkojmë për tu marrë paratë të pasurve dhe për tua dhënë të varfërve, por për të nxjerrë