E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2013, Partia Demokratike ka fituar vetëm në burg

burgu-313Tiranë- Pasi edhe në bastionin më të zjarrtë të tij, atë të Kukësit Partia Demokratike nuk arriti të dilte dominante në numër mandatesh, mësohet se fitoren e PD-së në këto zgjedhje mund ta nxjerrim në burgjet e vendit. 

Gazeta IDEA ka mësuar nga burime brenda strukturave të PD-së, që në dëshpërim e sipër për humbjen e thellë, kanë deklaruar se kanë fituar me dominancë votash në burgun 313 në Tiranë.

Nga të dënuarit e këtij burgu forca e tyre politike është votuar më shumë se rivalët e majtë, PS-ja apo LSI-ja.

Vetë të djathtët shprehen se koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha ka fituar në burgun e rrezikshmërisë së lartë 313 në Tiranë, sepse të burgosurit kanë pëlqyer punën e bërë nga drejtori i ri i këtij burgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›