Pertej te zezes
Nga Isidor Koti
Vrasjet, vetevrasjet dhe ne vecanti aksidentet kane qene jo pak here protagoniste te kronikes se zeze ne media gjate diteve te fundit. Sapo nis edicioni i lajmeve neper televizione dhe ne okelion e faqeve te para te gazetave, gjeja e pare qe verehet jane titujt kryesore: ''U vra..., u vetevar sot... u perdhunua nga... aksidenti i rende me pasoje... vjedhje... djegie... etj. '' Keta tituj, doemos qe krijojne krup ne ndjesine e cdo qenie njerezore. Kur behen te perditshme, edhe po te ushqehesh me sheqerna e embelsira, perseri shija e zeze mbetet ne mendje. Nuk eshte rastesi qe te tilla lajme te celin diten e re te shqiptareve dhe ta mbyllin me po kete refren. Fatkeqesisht kronika e zeze na ndjek gjate gjithe kohes dhe pozicionimi i lajmit brenda edicionit nuk eshte se e lehteson gjendjen.
Eshte e tepruar te akuzohen gazetaret per vendosjen e "lajmit te zi" ne krye te edicioneve. Nuk eshte me vend te ankohemi pse mediat na i nxjerrkan keto ngjarje qe po marrin perdite jete njerezish. Vlen te shikohet me te vertete dhe te analizohet me kujdes si problem fakti se lajmet e kronikes se zeze nuk shoqerohen shpesh me analiza, statistika, nje mendim psikologu, shkaqet qe cojne ne plagosje, vdekje etj. etj. Kjo eshte nje kritike me vend dhe nje "terheqje veshi" per median, duke e qortuar per mospermbushjen e misionit per te holluar mendjet e nje populli qe ende nuk e ka kuptuar se ku i pikon catia. E megjithate nuk eshte faji i mediave qe ne vazhdojme te jemi mendjepak, duke mos investuar aspak ne kulturimin dhe edukimin tone. Nga pikepamja informative dhe nxjerrja ne pah e problematikes, mendoj se puna e mediave eshte e kryer. Nuk mund te kerkojme perhere gjilperen ne kashte, duke iu turrur mediave, te cilat na paskan fajin kryesor, thua se mediat na jane kthyer ne vrasese?!
Ne nje koment te diteve te fundit, botuar ne nje media, tregohej se lajmet sensacionale jane ushqimi i nje gazete te re qe do te terheqe pak vemendjen. Deri diku ishte ne rregull, por me pas vijonte te argumentonte se nje edicion lajmesh qe i kushton rendesi nje depresivi, qe i teket te vrase veten nuk quhet edicion informativ, por quhet edicion ogurzi. Ne fakt nuk eshte ky problemi, por kur gazetari pershkruan me shume kenaqesi te gjitha etapat e vetevrasjes, e vrasjes apo masakrimit te dikujt, duhet te arrije te kuptoje stresin e merzine qe mund t'i krijoje dikujt tjeter. Per hir te se vertetes kjo ndodh, sidomos neper televizione ose gazeta qe synojne te kapin ne nje kohe te shpejte audience te larte. Tehu i kritikes nga pikepamja etike duhet te jete vertete i mprehte ne te tilla raste. Sigurisht qe media mund te edukoje dhe percaktoje shijen e degjuesve. Por nese ata jane mesuar me kronike te zeze, edhe mund t'i c'mesoje nga kjo e t'i mesoje me nje shije tjeter.
Media shqiptare nuk eshte fajtore per krizen emocionale e shpirterore te shqiptareve, sepse gjoja eshte duke ushqyer depresionin dhe idene se ne Shqiperi nuk jetohet. Ne frymen e pergjithshme qe ka pushtuar botimet dhe transmetimet e perditshme ku kronika e zeze eshte mbizoteruese dhe pasqyrimi i saj ne pergjithesi eshte sensacional, lajmi mund te kritikohet vetem nese eshte ende larg te qenit i rregullt, sistematik, i perthelluar, apo teresisht etik. Prandaj pertej kesaj te zeze qe sjell kronika e zeze ne median shqiptare, duhen pare vijat e bardha qe ndajne problematikat nga njera-tjetra.