Aleatët e PS: Protesta për të larguar Berishën
Autori i Lajmit: Redaksia
Aleatët e PS, në një mendje me Ramën. “Protesta për të larguar qeverinë Berisha”. Sipas kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, dhe kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, protestat janë e vetmja rrugë për të bërë transparencën e 28 Qershorit dhe për të ndalur rrënimin ekonomik. Aleatët e PS akuzojnë kryeministrin Berisha për bllokimin e dialogut dhe shkaktar të krizës në vend. “Kemi një mazhorancë dhe një kryeministër të papërgjegjshëm, i cili ka bllokuar dialogun politik. Nuk respekton Presidentin e Republikës, nuk respekton institucionet ndërkombëtare, nuk respekton opozitën, nuk respekton qytetarët e vet për të bërë transparencën e zgjedhjeve, e cila kërkohet tashmë nga të gjithë. Atëherë e vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë është protesta, nuk ka asnjë formë tjetër për të siguruar standardet e zgjedhjeve, për të siguruar elementin më kryesor në funksionimin e një demokracie, votën e qytetarëve”, - u shpreh Ndoka. “Protesta është për shkeljet e së drejtës. Janë shkelur të drejtat elementare kushtetuese, zgjedhjet janë manipuluar, transparenca nuk lejohet të bëhet, 600-700 mijë votues nuk lejohen të shikojnë votën e tyre, ku është parë kjo. U përdorën të gjitha mjetet dhe tani mbetën vetëm protestat, atëherë populli le të vendosë”, - theksoi Ngjela. Ndoka e Ngjela kanë komentuar edhe takimin e kryeministrit Berisha me ish-kryeministrin Nano në Vjenë. Për aleatët e PS ky takim nuk i shërben as vetë Berishës, pasi, sipas tyre, Nano është jashtë sferës politike.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2010