E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS protesta kundër varfërisë

Autori i Lajmit: Redaksia

Socialistët kanë zhvilluar një protestë në Rubik, aty ku deputetët Gjovalin Kadeli, Gjok Jaku dhe Armando Prenga denoncuan varfërinë që ka pllakosur në këtë qytet. "Jemi dëshmitarë që Partia Demokratike ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, slogane e mashtrime, të cilat askush më mirë se ju nuk i di. Dhe këtu në Rubik premtoi se do tju heqë listat nga dyqanet. Kush më thotë, janë shtuar apo janë hequr ato lista? Ato janë shtuar dyfish",- tha Gjovalin Kadeli. Ndërkohë, deputeti Ilir Beqja iu referua shifrave të INSTAT për të folur mbi shifrat e papunësisë në vendin tonë. "Ne fakt, kjo është e vërteta e Shqipërisë së papunë. Në dhjetor të vitit 2009 papunësia arriti nivelin 13.75 për qind, duke u përkeqësuar vetëm me një pikë në tremujorin e fundit. Jemi kthyer aty ku ishim në dhjetor 2006. Mrekullia ekonomike e trumbetuar nga kryeministri nuk ka sjellë asnjë përmirësim në zvogëlimin e papunësisë, plagës më të madhe të 20 viteve të fundit",- deklaroi Ilir Beqja, deputet i PS.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›