Ish-të përndjekurit: “Nuk bashkëpunojmë me PS-në”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ish- të përndjekurit e vlerësojnë si mashtrim përfshirjen si një alternativë përfaqësuese e kësaj shtrese në programin e ri politik të socialistëve. Agim Musta, përfaqësues i një prej shoqatave të ish-të dënuarve politikë, hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me socialistët, pasi sipas tij, janë vetë ata që kanë artikuluar se janë kundër mbrojtjes së interesave të kësaj shtrese. Në programin e ri politik që socialistët prezantuan në kongresin e zhvilluar këtë fundjavë dhe që është shtruar për diskutim në bazë, thuhet se kjo forcë politike do të bashkëpunojë me ish-të përndjekurit politikë për kompensimin, përfshirjen dhe integrimin e tyre ekonomik, politik e shoqëror.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2010