Aleatet e PS Protestat do te vazhdojne

Partia Socialiste dhe forcat politike aleate me të do të vijojnë organizin e protestave popullore me qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale. Të mbledhur në zyrat qëndrore të Partisë Socialiste, krerët e grupimit aleat kanë deklaruar se shumë shpejt në Tiranë dhe në prefekturat e tjera do të ketë protesta. Krerët kanë dalë në mbrojtje të Presidentit të Republikës si dhe janë shprehur se ditët e fundit po konsumohen veprime në shkelje me ligjin.
"Ne i bëjmë thirrje të gjithë faktorëve ndërkombëtarë që të mos rrijnë dhe të mos presin se si po realizohet një grusht shteti brenda shtetit shqiptar. Por kërkojmë që të ndërhyjnë me të gjitha mënyrat, me qëllim që të ndalin këtë proces të degradimit të shpejtë të demokracisë në Shqipëri. Gjithashtu, ne u bëjmë thirrje shqiptarëve që të kenë besim të plotë tek opozita shqiptare e cila tashmë po merr përsipër gjithnjë e më shumë flamurin e luftës për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri", tha Paskal Milo, kreu i PDS-së.
"Fakti që kërcënon presidentin e republikës, fakti që nuk pranon institutin e akuzës, prokuroren e përgjithshme, fakti që ka kërcënuar disa herë shefin e e opozitës, tregon që është drejt një aventure të marrë. Nëse kërkon të shkelë ligjet, të mos implikojë shumë njerëz. Të kenë mendjen njerëzit se janë situata të rënda këto që një lapsus i vogël i injorantëve që shkelin ligjin për interesa të banditëve që janë në pushtet, mund ti kushtojë shumë shtrenjtë", tha Spartak Ngjela, kreu i PLD.
Ende nuk ka pasur përcaktim për ditën se kur do të nisin protestat. Sicc dhe u deklarua nga aleatët, e para edo të zhvillohet në kryeqytet.
Florian Papadhimitri