E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shembet ndërtesa, zë poshtë adoleshentin

Shembja e godinës së vjetër të ish-fabrikës së llampave në qytetin e Vlorës i ka marrë jetën një adoleshenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pyllin e Sodës ku si pasojë e shembjes së kësaj godine ka mbetur i vdekur 16-vjeçari Ilmi Canaj.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga gërmadhat.
 

Nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë çuar 16-vjeçarin të shkonte tek godina e vjetër e ish-fabrikës së llampave por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›