Cërrik, makina del nga rruga, vdes 38-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 38-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Cërrikut.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish uzinës së naftës ku makina me targa EL 7230 B ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Besnik Cani 38 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.