E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata:1 muaj burg për tre kërcënuesit e Ramës

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë nga 1 muaj burg për tre personat të cilët akuzohen se kanë kërcënuar me jetë kreun e opozitës Edi Rama.
 

Kështu gjykata ka vendosur të lërë në burg për 1 muaj për tre të arrestuarit Luan Rami, 37 vjeç, Fatos Rami, 29 vjeç dhe Afrim Kica, 33 vjeç, të cilët sipas prokurorisë kanë kërcënuar me jetë kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

Mësohet se kërcënimet ndaj liderit të liderit të opozitës u zbuluan nga përgjimet e telefonave të tre të arrestuarve.
 

Gjithashtu mësohet se kërcënimet ndaj kreut të opozitës kishin ardhur si reagim për djegien e makinës së Luan Ramit në demonstratën e dhunshme të 21 janarit.

I irrituar nga ky fakt, Rami ka dashur të hakmerret dhe ka planifikuar të kryejë një hakmarrje pse jo publike, pikërisht më 28 janar, një javë më pas, në demonstratën e dytë të opozitës.

Ai i ka dërguar një mesazh Edi Ramës duke i bërë të qartë se e shikonte atë përgjegjës për shkatërrimin e makinës së parkuar afër vendit të demonstratës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›