E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta 28 janari per te mbuluar sulmin

Kreu i LSI-se Ilir Meta e cilesoi demostraten e 21 janarit si sulm te dhunshem ndaj institucioneve shteterore te organizuar nga kreu i PS-se Edi Rama, ndersa protesten- homazh te 28 janarit si mbulim te ketij sulmi. Meta komentoi dhe veprimtarine e komisonit hetimor parlamentar per zbardhjen e tabulateve telefonike te njerezve me imunitet duke thene se se cdokush duhet te jete i hapur e bashkepunues per zbardhjen e 21 janarit.

"Për LSI 21 janari nuk ka qenë një ngjarje në bulevard. 21 janari ka qenë një sulm i mirëorganizuar, i armatosur, i drejtuar nga Edi Rama kundër këshillit të ministrave për marrjn e pushtetit me dhunë. Për LSI 21 janari nuk ka qenë një surprizë, ne e kemi paralajmëruar prej kohësh që kreu i PS synonte të nxiste destabilitet në vend, dhe jo vetëm kaq po kemi paralajmëruar dy ditë para 21 janarit këtu me përgjegjësi maksimale se 21 janari ishin mobilizuar banda, kriminelë që do sulmonin forcat e policisë dhe institucionet", deklaroi Meta.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›