E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksploziv një lokali në Pogradec, arrestohen 2 vëllezër

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi dyshohen se janë autore të shpërthimit të një lokali në Pogradec. 

Andrea dhe Martin Olldashi përkatësisht 25 dhe 23 vjeç, banues ne lagjen nr 1 Pogradec pasi dyshohen se  janë autorë të shpërthimit të ndodhur rreth ores 02:30 të mesnates së djeshme në lokalin e shtetasit me iniciale Gj.L 57 vjec.
 

Sipas policisë gjatë shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale dhe kryesisht të xhamave të lokalit ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë materialet hetimore do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer në bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›