Lushnje, zjarri përfshin kodrat me ullinj

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat me ullinj në Lushnje. Mësohet se zjarri ka rënë pranë varrezave publike të qytetit në Hajdaraj ndërsa si pasojë e flakëve janë djegur 100 rrënjë ullinj.
Ndërkohë zjarrëfikëset e Lushnjes kanë shkuar drejt vatrës së zjarrit dhe të ndihmuar edhe nga policia dhe nga banorët e zonës po përpiqen për vënien nën kontroll të flakëve.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.