Aleatët e PS kërcënojnë me 10 votat në Kuvend
28/10/2004
Një e treta e posteve ministrore duhet t'u takojnë aleatëve, ky vazhdon të jetë kushti që PAA, PSD, PBDNJ, PDS, dhe PAD i kanë vënë Partisë Socialiste, pas deklaratës së Kryesisë së dy ditëve më parë. Madje, në reagimin e tyre, të vegjlit kanë kujtuar se parlamenti është në prag të miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2005. Në lidhje me bisedimet me koalicionin për ndryshimet në Qeveri, Ruçi tha se Kryesia e socialistëve nuk ka një axhendë të përcaktuar për ndryshime në Qeveri. Kjo ka sjellë dhe reagimin e bashkëpunëtorëve të socialistëve, të cilët kanë kërkuar më shumë seriozitet në marrëveshjet që nënshkruhen.
Deklaratat
Në prononcimet e dhëna dje, kryetarët e partive të koalicionit qeverisës shprehen të pakënaqur për shtyrjen e negociatave, të cilat ishin planifikuar për këtë fundmuaji. Duke parë pozicionin, në të cilin është futur mazhoranca socialiste dhe kërkesët e vazhdueshme për ndryshim brenda saj, kjo gjë ka sjellë dhe presionin të aleatëve, të cilët kanë kujtuar se kanë 10 vota tepër të vlefshme në Kuvend. Pas ikjes së 9 deputetëve të LSI, aleatët e PS-së kanë 7 për qind të votave në koalicion. Duke parë këtë, është kërkuar që dhe në qeveri ata të kenë po këtë përqindje. Ndaj është kërkuar që në përbërjen e qeverisë aleatët e PS-së të kenë deri në tetë ministra. Por, duket se kjo do të jetë e paarritshme, pasi socialistët mësohet se do të premtojnë bashkëpunim në zgjedhjet parlamentare, ku do të ofrojnë mandate për deputetët.
Negociatat
Aleatët e koalicionit për integrim në negociatat e zhvilluara disa javë më parë ranë dakord për bashkëpunimin e tyre për reformën zgjedhore. Sipas kësaj marrëveshjeje, socialistët nuk do të marrin asnjë veprim pa marrë mendimin e aleatëve të tyre. Diskutimi për reformën zgjedhore ka shtyrë bisedimet për qeverinë. Mirëpo duket se për këtë të fundit do të ketë një shtyrje të re, duke iu referuar dhe zhvillimeve në Partinë Socialiste. Duke parë mundësinë e një dështimi të bisedimeve, krerët e koalicionit për integrim shprehen se nuk mund të ngelen peng i humorit të Partisë Socialiste, por kërkojnë nga ajo një pozicionim më të qartë në marrëdhëniet mes tyre. Në të kundërt, ata janë shprehur se koha për votimin e Buxhetit është e afërt dhe socialistët do të kenë nevojën për ta. Burimet nga PS bënë të ditur se negociatat me aleatët do të jenë për pozicionet në nivelet e para, të dyta dhe të treta të vendimmarjes.