Aleatet i dorezojne PS-se propozimet per reformen
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar dje nje takim me nje pjese te aleateve te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen". Kreu i Partise SocialDemokrate, Skender Gjinushi; kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi; kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka; dhe koordinatori i opozites, Prec Zogaj; kane qene te pranishem ne takimin dhe dreken informale me kreun e selise roze. Mesohet se teme kryesore e takimit ka qene reforma zgjedhore dhe qendrimi i opozites. Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar, Prec Zogaj; tha per mediat se jane hedhur ide ne lidhje me menyren sesi duhet te behen ndryshimet ne ligjin elektoral. "Jeni informuar ne takimin e kaluar qe tryeza e opozites, krijoi nje grup pune qe do te mbledhe dhe do te perpunoje te gjithe mendimet e partive opozitare per reformen zgjedhore. U ngarkua z. Gjinushi. Dreka i trajtoi keto probleme, por jo me sensin zyrtar",- tha Zogaj. Mesohet se gjate takimit, nje pjese e krereve te partive kane bere dhe propozime perkatese. Mesohet se nje prej kerkesave te aleateve eshte ajo per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Edhe ne takimet e meparshme, aleatet kane kerkuar nga kreu i PS-se qe ne negociata me PD-ne, te hedhe dhe idene e nje rishikimi te sistemit. Konkretisht, nje pjese e aleateve si Paskal Milo, Petro Koci dhe Nard Ndoka, kane kerkuar korrektim kombetar te sistemit rajonal proporcional. Nderkohe qe propozime nga aleatet ka dhe per ruajtjen e votes, komisionet e numerimit, verifikimin e votuesve. Pika kryesore ku kembengulin aleatet, lidhet me numerimin e votave dhe ruajtjen e tyre. "Qe te gjitha pa perjashtim. Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane, Partia SocialDemokrate, Partia Ligj dhe Drejtesi, G99, etj. Te gjitha kane propozime konkrete per reformen zgjedhore. Natyrisht, grupi i punes i opozites eshte ne kontakt te vazhdueshem me dy deputetet e PS-se, qe jane ngarkuar per te negociuar me mazhorancen",- tha dje Zogaj. Pas mungeses ne tre takime, dje ne mbledhjen e aleateve te thirrur nga kreu i PS-se kane marre pjese dhe Ngjela e Gjinushi. Te dy aleatet e Rames kane qene kritik ne media per modelin e ri politik, qe eshte ndjekur gjate nisjes se sesionit te ri parlamentar. Ngjela dhe Gjinushi kane kerkuar nga Rama qe te vendose kushte me te ashpra per mazhoranen dhe te mos beje pakte qe jane ne dem te opozites.