PS: TVSH zero, per ilacet dhe ushqimet Qamil Xhani
Partia Socialiste depozitoi dje ne Kuvend, nismen ligjore per uljen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH) per produktet baze ushqimore dhe ilacet. Dokumenti i hartuar nga ekspertet e selise roze kerkon amendimin e ligjit per TVSH-ne. "Furnizimet me mallrat baze te shportes konsumatore: miell, buke, qumesht, veze, dhe ilace, jane sherbime te tatuara ne masen 0 % TVSH, ndersa furnizimet me vaj, sheqer dhe oriz jane furnizime te tatueshme ne masen 10% te TVSH-se",- thuhet ne dokumentin e Partise Socialiste. Projekti i PS-se synon uljen e kostos qe paguajne qytetaret, duke i cilesuar cmimet aktuale si teper te larta. "Ushqimet baze te shportes konsumatore, sot ne Shqiperi, zene me shume se gjysmen e buxhetit te cdo familjeje me te ardhura mesatare, nderkohe qe shumica derrmuese e familjeve shqiptare ne fund te muajit, nuk kursejne dot asgje nga te ardhurat e tyre",- thuhet ne relacionin e dokumentit te Partise Socialiste. Sipas saj, barra fiskale per cdo familje shqiptare gjate 5 viteve te fundit eshte rritur me 18 %. Ekspertet e PS-se vleresojne ne dokumentin e tyre se energjia elektrike eshte rritur 62 %, barnat jane rritur 43 %, sherbimi shendetesor eshte rritur 50 %, dhe produkte si mielli, buka, sheqeri, vaji dhe orizi jane rritur mesatarisht me 52 %. Ndersa shtojne se Qeveria nuk ka marre masa per te frenuar rritjen e cmimeve. "Gjate gjithe kesaj periudhe, Qeveria nuk ka bere asgje tjeter, pervec se ka vazhduar te tatoje konsumatorin shqiptar, qe eshte ai qe ne fund paguan bashke me cmimin, edhe TVSH-ne, ne masen 20%",- thuhet ne relacionin qe shoqeron projektligjin e PS-se. Me ane te projektit te saj, per heqjen e TVSH-se per ilacet, Partia Socialiste e cileson si te gabuar masen e marre nga Qeveria pak kohe me pare. "Vetem pak mbasi ne janar te ketij viti, u fut ne skemen e TVSH-se edhe taksimi i ilaceve me 10 %, u pa se cmimi i ilaceve jo vetem qe nuk u ul, por u rrit ne rastin me te mire, ne masen e TVSH-se se vendosur, pra 10% dhe se ky eksperimentim deshtoi. Heqja e TVSH-se per ilacet do te lehtesonte pagesen e tyre per qytetaret ne masen 1.3 miliarde leke",- thuhet ne dokumentin e PS-se. Nderkohe qe ekspertet e PS-se theksojne se efekti i heqjes se TVSH-se per produktet ushqimore ne vlere financiare do te jete rreth 1.9 miliarde leke. "Nevojat per mallrat vaj, sheqer, oriz, te plotesohen te gjitha nga importi. Pergjysmimi i TVSH-se per keto mallra, do te sillte nje efekt ne buxhetin e shtetit jo me te madh se 1.8 miliarde leke. Ndersa tatimi me 0% TVSH i grurit, miellit, bukes, qumeshtit dhe vezeve do te kete nje efekt jo me shume se 1.9 miliarde leke",- thuhet ne relacionin e draftit te PS-se. Per te plotesuar demin qe i shkaktohet buxhetit te shtetit nga heqja e ketyre taksave, PS-ja propozon qe te perdoren "te ardhurat e siguruara nga dhenia e licenses se II te 3G, nje kompanie te telefonise mobile, por edhe nga permiresimi i administrimit fiskal e vecanerisht uljes se evazionit fiskal".
Projektligji i Partise Socialiste
Ne ligjin nr. 7928, date 27.4.1995 "Per tatimin mbi vleren e shtuar", i ndryshuar, behen keto shtesa dhe ndryshime :
Neni 1
Pas nenit 24/1 te ligjit, te shtohen nenet 24/2 dhe 24/3 me kete permbajtje:
"Neni 24/2
"Furnizimi per grurin, miellin, buken, qumeshtin, vezet, jane furnizime qe tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi per vajin, sheqerin dhe orizin jane furnizime te tatueshme ne masen 10%, duke filluar nga dt. 1 janar 2012".
Neni 24/3
"Duke filluar nga dt. 1 janar 2012, furnizimi i barnave dhe sherbimeve shendetesore nga institucionet shendetesore, publike dhe private, eshte furnizim i perjashtuar."
Neni 2
Pika 2 e nenit 30, te hiqet.
Projektligji i Partise Socialiste
Ne ligjin nr. 7928, date 27.4.1995 "Per tatimin mbi vleren e shtuar", i ndryshuar, behen keto shtesa dhe ndryshime :
Neni 1
Pas nenit 24/1 te ligjit, te shtohen nenet 24/2 dhe 24/3 me kete permbajtje:
"Neni 24/2
"Furnizimi per grurin, miellin, buken, qumeshtin, vezet, jane furnizime qe tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi per vajin, sheqerin dhe orizin jane furnizime te tatueshme ne masen 10%, duke filluar nga dt. 1 janar 2012".
Neni 24/3
"Duke filluar nga dt. 1 janar 2012, furnizimi i barnave dhe sherbimeve shendetesore nga institucionet shendetesore, publike dhe private, eshte furnizim i perjashtuar."
Neni 2
Pika 2 e nenit 30, te hiqet.