E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci kunder Topit per Kushtetuten

Oli Xhilaga

Rikthehen serish perplasjet mes institucionit te Presidentit dhe Partise Socialiste. Edhe kesaj radhe ka qene selia roze, ajo e cila nuk ka vonuar te kontestoje qendrimet e ardhura nga kreu i shtetit mbi ndryshimet kushtetuese te kerkuara nga Partia Demokratike. Ne kete menyre, kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se, Gramoz Ruci, nisur nga deklaratat e nje dite me pare te ardhura nga Presidenti Bamir Topi, me ane te nje gjuhe ironike, i ka rikujtuar ketij te fundit pozicionimin e tij ndaj ketyre propozimeve ne kohen kur Topi ishte nenkryetari i PD-se. Por, nga ana tjeter, Ruci ka sqaruar se me keto ndryshime pozicioni i Presidentit nuk preket aspak. Njekohesisht, perpos kundershtive ndaj kreut te shtetit, kryetari i AK-se, nuk ka vonuar te shuaje ne menyre perfundimtare shpresat e partive te vogla per nje kompromis te minutave te fundit me PS, lidhur me reformen zgjedhore.

Kryetari i AK-se, Gramoz Ruci, duke sqaruar arsyet se perse nuk eshte i bazuar shqetesimi i Presidentit Topi per ndryshimet ne Kushtetute, theksoi se "une nuk i shikoj te bazuara keto argumente, pasi kur ishte kryetar i grupit apo nenkryetari i PD-se ka qene teresisht i gatshem per permiresimin e sistemit politik dhe reformes zgjedhore. Ashtu sikurse para se te zgjidhej Presidenti, ka qene mbrojtes i zgjedhjes se Presidentit nga populli, per te cilin ka pasur nje debat, politik, publik, medatik, institucional, konstitucional". Gjithashtu, po ne kete linje sqaruese, Ruci nenvizoi se "e treta, perseri Presidenti i Republikes, ne kohen kur ka qene nenkryetar i PD dhe kryetari i grupit, ka artikuluar ne parlamentin shqiptar se patjeter duhet nje kufizim i mandatit te Prokurorit te Pergjithshem, ashtu sikurse ka pasur debate per ceshtjen e kompetencave te Presidentit". Njekohesisht, sipas tij, socialistet jane te vendosur qe te mos japin mirekuptimin dhe konsensusin e tyre, lidhur me kompetencat e Presidentit.

Partia Socialiste eshte e vendosur qe t'u shkoje deri ne fund propozimeve te saj, si per sa i takon ndryshimeve kushtetuese, ashtu dhe per reformen zgjedhore. Nje fakt i tille u be dje me dije nga vete kryetari i AK-se se Partise Socialiste. Madje, Ruci shkoi me tej kur i meshoi dhe nje tjeter elementi, e pikerisht atij qe lidhet me pozitat qe kane dy partite kryesore sa i takon miratimit te reformave kryesore per vendin. "Ne nuk kemi ndonje aleance fluide me PD, perkundrazi, reforma te medha, sic eshte reforma zgjedhore apo kushtetuese, nuk mund te behen pa PD e PS", vleresoi Ruci. Por me ane te ketij qendrimi, Ruci i ka dhene nje pergjigje te qarte partive opozitare. Ne kete menyre, duke e cilesuar te mbyllur procesin e konsultimeve me partite e majta, lidhur me keto dy ceshtje, Ruci sqaroi se, "para se te benim propozime konkrete, ne kemi zhvilluar konsulta, por kjo nuk do te thote qe ne ta varim nismen tone nga kokefortesia apo nga kundershtia e aktoreve dhe faktoreve politike". Madje, sipas tij, Partia Socialiste nuk do te heqe dore deri ne miratimin e sistemit zgjedhor qe do te aplikohet ne vend, te propozuar prej tyre. Pritet qe paketa per ndryshimet kushtetuese se bashku me propozimet per reformen zgjedhore te kalojne diten e hene ne Kuvend. Madje, ne kete pike, socialistet shprehen mjaft optimiste ne miratimin e ketyre propozimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›