E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Ndryshimet ne Kushtetute, te nxituara e te papranueshme

Presidenti i Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo, u shpreh diten e djeshme kunder ndryshimeve ne Kushtetute te propozuara nga Grupi parlamentar i Partise Demokratike. Keshtu perfaqesuesi i republikaneve i cili eshte edhe bashkehartuesi i Kushtetutes aktuale theksoi dje ne nje prononcim per mediat se keto ndryshime jane te papranueshme.

"Keto ndryshime jane te nxituara dhe te papranueshme. Dua te kujtoj se Kushtetuta nuk eshte defter bakallesh, ne te cilen ndryshimet e bera mund te fshihen perseri", deklaroi dje presidenti i Nderit te PR-se. Sipas Sabri Godos, Kushtetuta eshte e cmuar dhe ndryshimet ne te duhet te behen me kujdesin me te madh te mundshme. Republikani Godo nuk nguron te theksoje se pergjegjesia per nxitimin ne paraqitjen e ketyre amendimeve bie mbi kreun e qeverise, Kryeministrin Berisha dhe beri thirrje qe keto ndryshime te beheshin pas nje diskutimi te gjere. Po keshtu, edhe aleatet e tjere te PD-se ne qeverisje si demokristianet, kane kundershtuar nxitimin me te cilin jane ndermarre amendimet per ne Kushtetute. Pak dite me pare, nenkryetari i Grupit te PDK-se, Jak Ndokaj, deklaroi se per te diskutuar ndryshimet ne Kushtetute duhej te mblidhej nje tryeze e gjere me te gjithe perfaqesuesit e partive politike dhe me juriste dhe eksperte ligjor. Sipas PDK-se, demokratet nuk kane pse te nxitohen ne mendimin e Kushtetutes sepse ajo eshte ligji themeltar i shtetit dhe ndryshimet ne te duhet te behen me kujdesin me te madh. Pak dite me pare, nje grup deputetesh demokrate paraqiten per diskutim ne Komisionin e Ligjeve disa ndryshime ne Kushtetute te cilat prekin institucione te rendesishme si Presidenca, Prokuroria e Pergjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›