E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, dëmtohen posterat e aleancës “Kuq e Zi”

Një tjetër veprim ka ardhur kundër nismës së Aleancës "Kuq e Zi" dhe mbështetjes që ka gjetur ajo nga qytetarët e Korçës.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes persona të paidentifikuar kanë shkruar me shkronja greke mbi parrullat pro çamërisë, në mbështetje të deklaratave nacionaliste të bëra nga konsulli grek në Korçë Teodoro Ikonomus.

Pas grisjes dhe dëmtimit që u është bërë posterave të Aleancës "Kuq e Zi" në pjesë të ndryshme të qytetit juglindor, një tjetër veprim ka ardhur për t`u kundërpërgjigjur grumbullimit të mijëra firmave të qytetareve pro nismës së Aleancës "Kuq e Zi".
 

Mbi parrullat “I love çamëria” shkruhet në greqisht zito pituli ku sipas gojëdhënave pituli është një pushtetar i cili ka tentuar shfarosjen e çamëve pas vrasjes së një gruaje shtatzanë.

Firmosja e peticionit në qytetin e Korçës ka krijuar përplasje të shumta në lidhje me regjistrimin e kombësisë greke të qytetarëve korçar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›