Aleati i Putinit, në krye të Dumës

Një aleat i kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin, është zgjedhur kryesues i ri Dumës shtetërore.
Sergei Narishkin është mbështetur nga 238 deputetë.
Partia Rusia e Bashkuar ka marrë 238 ulëse nga gjithsej 450 sa ka Duma, dhoma e ulët e parlamentit.
Duma mbajti seancën e parë, pas zgjedhjeve kundërthënëse të 4 dhjetorit.
Opozita pretendon se zgjedhjet janë manipuluar në favor të Rusisë së Bashkuar dhe ka kërkuar përsëritjen e tyre.