E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gul: Franca të heqë dorë nga "ligji për gjenocidin"

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, i kërkoi Francës që të heqë dorë nga “projektligji për gjenocidin kundër armenëve”.

Dhoma e ulët e parlamentit francez do të diskutojë të enjten, nëse do të penalizojë me një vit burg dhe 59 mijë dollarë gjobë, mohimin se vrasjeve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore, të cilat i quan “gjenocid”.

Kjo do të sillte një legjislacionin të ngjashëm me atë se si Franca e trajton mohimin e holokaustit.

Ministri i jashtëm francez, Alen Jupe, ia kujtoi një delegacioni parlamentar turk thirrjen e presidentit Sarkozy që Turqia të “bëjë një gjest të kujtesës” dhe të njohë historinë, ashtu sikurse që kishte bërë Franca, duke njohur rolin e shtetit francez në deportimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Turqia refuzon termin gjenocid.

Ajo insiston së vrasjet kishin ngjarë gjatë trazirave civile, pas rënies së Perandorisë Osmane dhe se humbje kishte në radhët e të dy palëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›