E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketa ruse Sojuz niset drejt hapësirës

Rusia ka lëshuar raketën Sojuz me tre astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Lajmi u bë i ditur nga qendra e hapësirës në Baikonur të Kazakistanit.
Në bordin e raketës ruse gjendet astronauti rus Oleg Kononenko, ai holandez Andre Kuipers dhe Don Petit nga SHBA.

Tre astronautët do t`i bashkohen komandantit amerikan të misionit Dan Burbank dhe rusëve Anton Shkaplerovit dhe Anatoli Ivanishinit, të cilët u larguan nga toka për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 21 nëntor.

Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos tha se të gjashtë astronautët do të kryejnë hulumtime “standarde” dhe mirëmbajtje të stacionit.
Kononenko dhe Shkaplerov pritet të realizojnë një lëvizje në hapësirë në shkurt të 2012-tës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›